U mbajt mbledhja e X-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbledhjen e X-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës , z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtar komunal. Për rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;

  3. Shqyrtimi i Draft – Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;

  4. Shqyrtimi i Draft – Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2023 – 2027;

  5. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan. Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe ekzekutivi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …