Komuna e Deçanit nga e marta në Grevë kundër Vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Pas marrshit paqësor të mbajtur javën e kaluar me 26 maj, ku është kundërshtuar fuqishëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese,  Komuna e Deçanit, po vazhdon kundërshtimin e këtij vendimi.

Komisioni i dal nga Kuvendi Komunal  në seancën e mbajtur më dyer të mbyllura  të dt. 27 Maj 2016 në këtë përbërje:

  1. Rasim Selmanaj –Kryetar i Komunës

  2. Bashkim Ramosaj-Drejtor i Administratës Komunale

  3. Mehemt Osaj –AAK

  4. Selmon Shabanhaxhaj –LDK

  5. Xhevdet Hasanmetaj  –PDK

ka marrë vendim që  kjo javë të jetë Javë e  grevës. Kështu nga e marta – 31 maj 2016  deri në fund të javës, institucioni i Komunës nga  ora  08:00 deri në  ora 12:00  do jetë në Grevë. Në konferencën për media të Komisionit, Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ka  bërë  me dije se me 16 Qershor 2016 pikërisht (E enjte) në ditën e çlirimit të qytetit do të mbahet edhe protesta e radhës:

“Fillimisht i kemi marr dy vendime, që komuna nga ky moment është ne grevë nga ora 8:00 deri  në ora 12:00 dhe kjo grevë mbahet në shenjë revolte ndaj Gjykatës Kushtetuese qe ia ka fal tokat Manastirit  si dhe po ashtu veprimi i dyte qe kemi marrë  është onanizmi i një proteste gjithë popullore e cila jo pahir do te mbahet me 16 Qershor pikërisht ne ditën e çlirimit te Deçanit”, tha kryetari i komunës  se Deçanit z.Rasim Selmanaj, i cili shtoi se do te koordinojnë veprimet e veta  varësisht nga zhvillimet duke bërë thirrje edhe institucionet vendore që  të mos heshtin duke e lënë vetëm Deçanin ne veprimet e veta.

“Unë e shfrytëzoj rastin të them në këtë konferencë se  heshtja e cila po mbretëron nga institucionet  qendrore te mos vazhdojë  kështu që ata janë njerëz me përgjegjësi dhe duhet me e thanë fjalën e vet.

Nuk do duhej Deçani të mbetet i vetëm në veprimet e veta. Edhe ne nuk jemi njerëz të çmendur me e kundërshtuar  vendimin e Gjykatës Kushtetuese  sikur të mos i kishim argumentet. Argumentet janë në anën tone. Ne fakt vendimi i shkalles së dyte i Gjykatës supreme ka mare vendim që kjo lëndë me u rikthye në Gjykatën Komunale dhe këtu ka ndërhyrjes të Gjykatës Kushtetuese e ndikuar nga politika tha Selmanaj.’’

Tokat janë të Deçanit, ne  jemi përfaqësues të qytetarëve dhe fuqishëm do  të kundërshtojmë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, nuk do të dorëzohemi para asnjë presioni vendorë apo ndërkombëtarë, kështu janë  shprehur  përfaqësuesit e Subjekteve Politike në  Deçan  pjesë e këtij Komisioni Xhevdet Hasanmetaj –PDK dhe  Selmon Shabanhaxhaj-LDK Deçani do të jetë  këtu në të gjitha  format për ta kundërshtuar këtë vendim, që sipas Komisionit është kryekëput vendim Politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …