Komuna e Deçanit njofton të gjithë maturantët se me datë 26.06.2021 ditë e shtunë, mbahet Testi i Maturës Shtetërore!
Në komunën e Deçanit janë tri qendra të testimit:
-
QENDRA Nr.1
Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” – Shkencat Natyrore.
-
QENDRA Nr. 2
“Lidhja e Prizrenit” Deçan – Shkencat Shoqërore.
-
QENDRA Nr. 3
SHMT”Tafil Kasumaj” – Lëndët Profesionale.
Rregullat e testimit:
-
Arritja e nxënësve në oborrin e shkollës në ora 8:30 – 9:00.
-
Hyrja e nxënësve në qendrën e testimit dhe sistemimi nëpër klasë nga ora 9:00 – 9:30.
-
Ofrimi i udhëzimeve dhe sqarimeve për nxënësit nga ana e administratorit të testimit nga ora 9:30 – 10:00.
-
FILLON TESTIMI në ora 10:00.
-
MBARON TESTIMI në ora 12:30.
-
Të gjithë nxënësit duhet të kenë me vete LAPS grafik HB (jo kimik) gjatë testimit.
-
Të gjithë nxënësit duhet të kenë me vete dokument zyrtar të identifikimit (letërnjoftimin) si dhe fletëparaqitjen e provimit të maturës.
-
Të gjithë nxënësit janë të detyruar të mbajnë maskë duke mbuluar gojën, hundën dhe mjekrën.
-
Të gjithë nxënësit ta ruajnë distancën 2m nga njëri tjetri sipas udhëzimeve të IKSHP-së.
-
Të gjithë nxënësit e kanë të ndaluar të marrin me vete telefon apo çfarëdo mjeti tjetër komunikues.
-
Të gjithë nxënësit duhet t’i dezinfektojnë duart me rastin e hyrjes në klasë dhe daljes nga klasa (dezinfektuesi do të jetë i vendosur në klasë).