Komuna e Deçanit organizon Manifestimin Përkujtimor në shënim të 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve në Verrat e Llukës

Komuna e Deçanit ka njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook se me datën 1 maj me nderim dhe mirënjohje të thellë për një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë, do të organizon Manifestimin Përkujtimor në shënim të 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve në Verrat e Llukës.

Në këtë ditë të shënuar do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në vendin ku u vendos paqja dhe u hodh një hap i madh drejt unitetit dhe pajtimit kombëtar. Manifesdtimi do të mbahet në fshatin Llukë e Epërme me fillim në ora 12.00. Në njoftim ftohen të gjithë qytetarët të bashkohen për të nderuar këtë ngjarje.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …