Komuna e Ferizajt është njëra ndër komunat fituese të edicionit të 5-të të çmimit të gjuhës

Zyra e komisionerit për gjuhët (ZKGJ), në bashkëpunim me organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, misioni në Kosovë (OSBE), në edicionin e pestë të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve për “Praktikat më të mira në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve”, ndau mirënjohje për komunën  e Ferizajt si komunë lidere. Organizuar së bashku me zyrën e komisionerit të gjuhëve, çmimet njohin institucionet me performancën më të mirë në promovimin e shumëgjuhësisë dhe të drejtave të gjuhëve në Kosovë. Shefi i misionit te OSBE-së, ambasadori Michael Davenport i dorëzoi çmimet së bashku me komisionerin e gjuhëve Slaviša Mladenović dhe zëvendës Ombudspersonin Srđan Sentić, kanë theksuar rëndësinë thelbësore të shumëgjuhësisë në nxitjen e dialogut ndër-komuniteti dhe promovimin e integrimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Fituesit u zgjodhën nga një juri e larmishme, bazuar në gjetjet e monitorimit të rregullt të zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve nga zyra e komisionerit për gjuhët dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …