leoni

Vitia e gatshme për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare

Zv. kryetari i komunë së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësues nga komisioni komunal për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të komunës së Vitisë,  ku u diskutua rreth procesit, përgatitjeve dhe zhvillimeve të reja në projektin e regjistrimit të popullsisë, i cili planifikohet të mbahet këtë vit. Në këtë takim u dha një njoftim i shkurtër mbi përgatitjet e komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, si dhe për zgjedhjen e sekretarit të këtij komisioni. I pranishëm ishte edhe Guxim Neziri nga agjencioni i statistikave të Kosovës, i cili u njoftua më për së afërmi me ecurinë e përgatitjeve të këtij regjistrimi në komunën e Vitisë. Me këtë rast, zv. kryetari Aliu u shpreh se ky regjistrim ka rëndësi të madhe për vendin, prandaj komuna e Vitisë do të ofrojë të gjitha kapacitetet e nevojshme  për regjistrimin e plotë të popullsisë dhe ekonomive familjare. Në këtë takim u bë e ditur që ky regjistrim i popullsisë do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për çdo anëtar të familjes.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …