Filloi hapja dhe rregullimi i rrugës në Berishë e njohur si “Rruga e Zërit të Lirisë”

Sot në fshatin Berishë në Komunën e Malishevës, filloi hapja dhe zgjerimi i rrugës, e cila është edhe rruga që shkon te vendi ku gjatë luftës ka qenë e vendosur “Radio Kosova e Lirë”. Në fillimin e punimeve për hapjen e kësaj rruge, mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori i urbanizimit, Avdi Morina dhe mbikëqyrësi i projektit, Ahmet Morina. “Hapja e kësaj rruge ka rëndësi shumëdimensionale, e mbi të gjitha ka rëndësi historike, sepse nga këtu u dëgjua zëri i parë i lirisë dhe ne si institucion, e kemi obligim, që të ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme dhe të rregullojmë apo mirëmbajmë të gjitha rrugët e lirisë, të cilat lidhen ngushtë me luftën tonë çlirimtare”, tha mes tjera nën kryetari Krasniqi, me rastin e fillimit të punimeve në këtë rrugë, e të cilën e ka quajtur edhe si “rruga e zërit të lirisë së Kosovës”. Drejtori i drejtorisë së urbanizmit në komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka bërë të ditur se në këtë fazë, do të bëhet hapja e rrugës, zgjerimi dhe krijimi i bazës së rrugës. Punë kryes është kompania “BURIMI-A”, pronari i cilës është zotuar se punimet do të realizohen sipas projektit dhe dinamikës së paraparë.

Mund të jetë një imazh i bar dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …