Brickos

Promovohet libri “Epitafet në gjuhën osmane deshifrimi dhe përkthimi i tyre për Regjionin e Ferizajt!”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 shkurtit-ditës së pavarësisë së Kosovës, në galerinë e arteve në Ferizaj, është bërë promovimi i librit “Epitafet në gjuhën osmane deshifrimi dhe përkthimi i tyre për Regjionin e Ferizajt!”. Në këtë promovim të librit ka marr pjesë nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtorja e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murati-Shabani si dhe mysafirë të shumtë. Me një fjalë rasti të pranishmëve ju është drejtuar nënkryetari Lulzim Aliu, i cili ka vlerësuar tejet lart këtë libër. “Epitafet në gjuhën osmane deshifrimi dhe përkthimi i tyre për Regjionin e Ferizajt!”, autorët e të cilët janë Selim Selimi dhe Agron Islami. Me këtë rast Agron Islami foli për librin,  kurse Ilir Bytyçi foli për rëndësinë e trashëgimisë kulturore të Ferizajt. Me një fjalë rasti të pranishmëve ju është drejtuar edhe Prof.Dr. Fahrush Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …