Komuna e Ferizajt ka përuruar nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”

Komuna e Ferizajt ka përuruar nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Në këtë përurim ishin të pranishëm shumë qytetarë dhe ndër ta edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili para të pranishmëve u paraqit me një fjalë rasti. Ai ndër të tjera tha: Magjepse dhe krejt i ri është tashmë trupi i qendrës së Ferizajt. Asgjë nuk na ndal kur jemi bashkë e të vendosur. Guximi, vizioni, dija dhe këmbëngulja, triumfoi që sot të shkëlqej kjo kryevepër infrastrukturore. Me nënkalimet në Varosh-Nikadin, tek Plus Marketi dhe nënkalimin në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” që përuruam, i thamë përherë lamtumirë pasigurisë nga hekurudha, duke i dhënë mundësi ekonomisë në këtë zonë, lëvizshmërisë së lirë të qytetarëve të çdo moshe e patjetër një identiteti që krijon kjo vepër madhështore në zemrën e Ferizajt. Dua nga zemra t’i themi të gjithëve, që vendosën qoftë edhe një gozhdë në këtë projekt, që thanë një fjalë në krahun e paskaj të mbështetjes qytetare, duarartëve që kthyen ëndrrën në realitet, FALEMINDERIT! Ta gëzojnë ferizajasit e sotëm dhe ata që do të vijnë pas nesh, ta shijojmë të bukurën e perfeksionin infrastrukturor në damarët e zemrës së qytetit. Urime Ferizaj – Bashkimi i Qytetit, kjo vepër që trashëgim po ia lëmë brezave! Ka thënë para të pranishmëve kryetari Aliu.

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …