Komuna e Ferizajt, mbështeti Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, me pajisje pune më të sofistikuara

Paraditen e sotme, drejtori i Drejtorisë së Shërbimev Publike dhe Emergjencë në komunën e Ferizajt, Arben Halili, vizitoi Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj, me ç ‘rast dorëzoi kontigjentin e ri të pajisjeve të punës për zjarrfikësit ferizajas, mbështetje kjo nga Komuna e Ferizajt për të mundësuar operimin më të lehtë, më të shpejt e më të sigurt të Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj.

Drejtori Halili shtoi se ky kontigjent me pajisje është një mbështetje e vazhdueshme që po i jepet Brigadës së Zjarrfikësve për të rritur sigurinë dhe efikasitetin e punës në raste të fatkeqësive nga zjarri.

“Sot, dorëzuam një kontigjent mjetesh pune për shuarjen e zjarrit në zona malore siç janë 30 copë shpinore, 90 copë tuba të ujit për lidhje me autocisterën, 30 lopata metalike për shuarjen e zjarreve fushore dhe malore si dhe mjete tjera të punës për fikjen e zjarreve, mbështetje kjo me pajisje pune që po e ofrojmë për të satin vit me radhë, me qëllim përballimin me të lehtë të situatave emergjente të shkaktuara nga zjarri, shto kësaj kur këtyre ditëve, rriten mundësitë e zjarreve fushore dhe malore, si pasojë e faktorit klimatik, por edhe për fat të keq edhe faktorit njeri, andaj ky kontigjent pajisjesh do ta lehtësoj punën e zjarrfikësve ferizajas” tha mes tjerash drejtori Halili.

May be an image of 1 person

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …