Komuna e Ferizajt në bashkëfinancim me Programin ROMACTED II të Këshillit të Evropës, ka ndarë 30 laptopë për Shkollën fillore “Jeronim de Rada” dhe “Vezir Jashari” në Ferizaj

Komuna e Ferizajt në bashkëfinancim me Programin ROMACTED II të Këshillit të Evropës, ka ndarë 30 laptopë për Shkollën fillore “Jeronim de Rada” dhe “Vezir Jashari” në Ferizaj. Ky aktivitet realizohet në kuadër të bashkëpunimit të hershëm të Komunës së Ferizajt me Këshillin e Evropës, respektivisht programit ROMACTED, program që njëkohësisht ka për qëllim përfshirjen dhe avancimin e komunitetit në shoqëri. Projekti ka qenë i ndarë në dy faza, në fazën e parë ka përfshirë aktivitete direkte në komunitet, përfshirë braktisjen e arsimit, trajtimin e pasojave post-covid dhe kancerin e gjirit, projekt i udhëhequr nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj. Të dy institucionet zotohen se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen, përmes planeve dhe ideve të reja.

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …