Brickos

Komuna e Hanit të Elezit po vazhdon me sukses të menaxhon me zbatimin e masave e parandaluese kundër COVID-19

Në heshtje dhe pa panik, komuna e Hanit të Elezit po vazhdon me sukses të menaxhon me zbatimin e masave e parandaluese kundër COVID-19. Kështu u tha në takimin e rregullt të Këshilli komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit. Në hapjen e takimit, Kryetari i Komunës Rufki Suma, njëherit Kryesuese i këtij këshilli tha se komuna e Hanit të Elezit në vazhdimësi është në koordinim të plotë me Vendimet e Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së dhe falë këtij angazhimi si dhe vetëdijesimit të banorëve ende nuk kemi as një rast të infektimit me virusin COVID 19. Ndërsa Medina Imishti, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në raportin e sajë tha se që nga 1 Marsi deri më 05 Prill gjithsej janë realizuar 4359 kontrolla mjekësore ne pikat kufitare dhe doganore nga ekipet mjekësore. Ndërsa nga 14 Marsi deri më 05 Prill gjithsej 99 udhëtarë kanë hyrë në Kosovë prej të cilëve 48 janë dërguar në qendrën e karantinimit në Qendrën e studenteve në Prishtinë ndërsa 51 shtetas të huaj janë dërguar në Aeroportin Adem Jashari. Nejazi Luma, Drejtori i QKMF-së “Dr.Menduh Kaloshi” në raportin e tij tha se të gjitha kapacitetet e kësaj qendre mjekësore janë angazhuar që të jenë në shërbimin e situatës së krijuar dhe se stafi mjekësor i kësaj qendre janë duke i zbatuar të gjitha rekomandimet e IKSHP-së. Ai tha se ka filluar tirazhimi i të gjithë pacientëve që i drejtohen kësaj qendre, është siguruar një dhomë izolimi si dhe vazhdon dezinfektimi i rregullt i objektit dhe automjeteve të QKMF-së “Dr.Menduh Kaloshi”. Dr. Nejazi Luma tha se përveç shërbimeve të rregullta në QKMF-në “Dr.Menduh Kaloshi, një ekipë e kësaj qendre të asistuar edhe nga një ekip nga Kaçaniku, Ferizajt, Shtimja dhe një ekipi vullnetarësh janë duke realizuar kontrollet e rregullta në pikat kufitare dhe doganore të Hanit të Elezit. Ndërsa Komandanti i Stacionit Policor në Han të Elezit tha se pjesëtarët e kësaj njësie janë duke zbatuar Vendimet e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së për zbatimin e ndalimit të lëvizjeve. Ai tha se fatmirësisht banorët janë duke respektuar këto vendime dhe nuk ka raste të ndalimit për këtë arsye.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …