AAK: Qytetarë të mbështeten me nga 100 euro, masat e propozuara nga Qeveria e Kosovës nuk mjaftojnë

AAK: Qytetarë të mbështeten me nga 100 euro, masat e propozuara nga Qeveria e Kosovës nuk mjaftojnë

AAK përmes një konference për media ka propozuar që secili qytetarë të mbështetet me nga 100 euro nga Qeveria e Kosovës. Gazmend Abrashi nga AAK ka thënë se si kurrë më parë qytetarët duhet ta ndjejnë dorën e shtetit. Sipas tij mbështetja do të shpërndahej bazuar në ekstraktet familjare në secilën Komunë. Masat e propozuara për krizën ekonomike nga Qeveria e Kosovës sipas AAK-së nuk mjaftojnë. Në një konferencë për media Abrashi tha se implentimi i tyre po shkon ngadalë dhe është i ngarkuar me procedura dhe paqartësi që sipas tij do të shkaktojnë vonesa dhe do të ndikojnë në rritjen e pasigurisë ekonomike. Sipas AAK-së në këto masa nuk janë të përfshirë shumë kategori si punëtorët pa kontrata e ekonomitë familjare, të vetëpunësuarit, nënat vetushqyese. Ky subjekt politik ka kërkuar që të bëhet urgjent rishikimi i buxhetit, me arsyetimin që të rialokohen mjetet bazuar në nevojat e komunave të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …