Komuna e Hanit të Elezit shënon Ditën e Dëshmorëve

Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Puset e Nikës, përfaqësues të institucioneve të komunës së Hanit të Elezit, Familje të Dëshmorëve, Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike e shumë qytetarë u përkulën dhe vendosën buqetë lulesh, për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe të Familjeve të tyre. 29 Gushti ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit” është radhitur në kalendarin e ngjarjeve zyrtare të komunës për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan e punuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe Familjeve të tyre. Manifestimi me rastin e “Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit” u mbajt në shtëpinë e kulturës “Imri Curri“ në Han të Elezit ku me recitale, këngë e valle u prezantuan anëtarët e SHKA”Sharri” nga Hani i Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …