Komuna e Junikut ka mbajtur dëgjimin e parë publik me qytetarët për Buxhet të vitit 2020

Komuna e Junikut ka mbajtur dëgjimin e parë publik me qytetarët për Buxhet të vitit 2020 si dhe shqyrtim të Kornizës Afatmesme Buxhetore komunale për vitet 2020-2022. Qytetarëve ju është shpërnda planifikimi Buxhetor ku kanë mundur të japin sugjerime/rekomandime për këtë plan dhe i‘u është shpërnda forma për impakt me ide-projekte të reja që mendojnë që është e nevojshme të realizohen në Junik gjatë këtyre viteve. Kryetari Agron Kuçi dhe drejtoresha për Buxhet e Financa zonja Gacaferi i janë përgjigjur çdo qytetari për secilën paqartësi që ka pas, apo barrierat e mundshme që kanë dal gjatë implementimit të projekteve dhe alternativat që do ndërmerren për finalizim të projekteve specifike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …