Komuna e Junikut organizon takim të hapur me Qytetarë

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, njofton bashkëqytetarë se të Martën,  me datë: 05.07.2022 në ora 16:00 në Sallën e Kuvendit Komunal të Junikut, do të mbahet takim i hapur me Qytetarë, ku të gjithë të interesuarit drejtpërsëdrejti mund ti adresohen kryetarit të komunës për:

  • Punën e Komunës

  • Prioritetet e Komunës

  • Situata e sigurisë në Komunën e Junikut ( formimi i këshillit komunal për siguri në bashkësi, Situata me COVID 19)

  • Infrastruktura komunale, ( rrugore, ndriçimi, kanalizimi, uji i pijes )

  • Shërbimet administrative komunale

  • Planifikimin Urban të Qytetit

  • Buxhetin Komunal

  • Aktivitetet Kulturore dhe sportive.

Rëndësi të posaçme në këto takime ka pjesëmarrja aktive e qytetarëve me ide dhe sugjerime për avancimin e punëve të institucioneve komunale. Të gjitha shqetësimet, preokupimet dhe sugjerimet tuaja do të jenë të mirëseardhura në këtë takim. Të nderuar bashkëqytetarë pjesëmarrja e juaj në këtë takim dëshmon përcaktimin tuaj për Demokraci, ku si parakusht kryesorë nënkupton pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes. Thuhet në njoftimin e Kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …