Komuna e Kaçanikut mirëpret mërgimtarët me aktivitete të ndryshme

Me moton “Ti je pjesë e atdheut” nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, komuna në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Kaçaniku”, organizon një mori aktivitetesh për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë. Fillimisht do të organizohet takim i mërgimtarëve me Kryetarin e Komunës, për të vazhduar më pas me një piknik ditorë, që do të përfshijë shumë aktivitete kulturore e sportive. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se të gjitha këto aktivitete janë duke u organizuar për të mirëpritur mërgimtarët dhe për të ndjerë ata vetën më afër vendlindjes së tyre.

Agjenda:

1. Takim i bashkatdhetarëve me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe stafin përcjellës do të mbahet më 27 Korrik 2017 e enjte në Ora 11:00 – Vendi objekti komunal- Salla e Kuvendit

2. Piknik në Shtrazë më 29 Korrik 2017 ( E shtunë), në Ora: 11:00 – Vendi Shkolla Fillore e fshatit Shtrazë ( Aktivitetet: Fjalë rasti, Program kulturo artistik- Muzikë popullore, muzikë folklorike dhe muzikë argëtuese si dhe aktivitete sportive.

3. Dreka ( Ushqime tradicionale).

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …