Komuna e Kaçanikut ndanë mjete buxhetore për implementimin e 13 projekteve kapitale

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, e nisi javën me takimin punues me ekzekutivin komunal, ku u diskutuan punët e javës që lamë pas, si dhe projektet dhe planet javore për javën që sapo kemi hyrë. Kryetari Ilazi tha se rregullimi i mirëqenies qytetare është duke vazhduar me intensitet të madh, përmes implementimit të dhjetëra projekteve kapitale, të cilat po përfshijnë pothuajse çdo lagje e fshat të Kaçanikut. Drejtori i Ekonomisë, Financa dhe Zhvillimit Ekonomik Bahri Selimi, njoftoi se Komuna e Kaçanikut përmes drejtorisë së financave ka ndarë mjetet buxhetore në vlerë prej 63,257.22 euro për rregullimin dhe ndërtimin e disa rrugëve lokale në Komunën e Kaçanikut:

1- Asfaltimi i rrugës “Goca e Kaçanikut” Krahu II

2- Asfaltimi i rrugës “Martirët” Stagovë

3- Vazhdimi i trotuarit në fshatin Begracë 190 m

4- Sanimi i pjesëve të asfaltit të dëmtuar në zonën urbane dhe rurale

5- Shtrimi me kubëza të betonit të rrugës “Oso Kuka” Dubravë

6- Shtrimi i shtresës së asfaltit i “Urës së Hazirit”

7- Shtrimi me kubëza betoni i rrugëve “Raif Krivanjeva” krahu I dhe II

8- Shtrimi me kubëza betoni i krahut të rrugës “Beteja e Kaçanikut”-Kaçanik

9- Ndërtimi i rrugës “Vëllezërit Dema” Bob

10- Ndërtimi i rrugës “Faik Krasniqi” Dushkajë

11- Asfaltimi i rrugës “Ramadan Xhokli” degëzimi Koxhaj

12- Asfaltimi i rrugës tek stacioni i autobusëve

13- “Ndërtimi i murit mbrojtës në rrugën “Tefik Raka”- Kaçanik.

Drejtori Selimi tha se këto mjete janë ndarë nga kategoria buxhetore “rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve lokale në zonat urbane dhe rurale” nga programi buxhetor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa- Nënprogrami “Planifikimi i Zhvillimit Ekonomik”. Në takim u diskutuan edhe çështje të tjera komunale si arsim, shëndetësi, shërbime publike, bujqësi e prokurim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …