leoni

Komuna e Kaçanikut shënon 7 marsin – ditën e mësuesit

Në 131 vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe, në Kaçanik është mbajtur një ceremoni solemne ku është shënuar 7 marsi – Dita e mësuesit. Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi i ka përgëzuar arsimtarët për misionin fisnik të tyre për arsimimin dhe edukimin e brezave. “7 Marsi është një ditë e veçantë dhe në vete mbanë simbolikën e arsimit dhe atdhedashurisë. Mësuesit ishit ata që na mësuan e na edukuan, ata që u bënë pjesë e pandarë e jetës dhe suksesit tonë, që nuk kursyen asgjë për ti pajisur nxënësit me dije, kulturë dhe edukatë” u shpreh Kryetari Ilazi. Ai më tej tha se sot kujtojmë me respektin më të veçantë veprën e ndritur të mësuesve, patriotëve të shquar që punuan me përkushtim e bënë sakrifica të mëdha për atdhe. Sot secili nga ne kujtojmë me nostalgji mësuesit tanë të parë që na mësuan shkronjat shqipe e na mësuan gjuhën tonë të pastër që na e lanë amanet të parët tanë që ta ruajmë e trashëgojmë tek brezat e tjerë. Mësuesit na mësuan edhe ta duam e ruajmë atdheun. Kryetari u shpreh i bindur se shoqëria jonë do të di të vlerësoj kontributin e mësuesit duke i dhënë vendin e merituar.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …