MESAZH URIMI I KRYETARIT TË KOMUNËS SË KLINËS,  ZENUN ELEZAJ, ME RASTIN E 7– MARSIT – DITËS SË MËSUESIT

Me rastin e festës suaj dhe të gjithë kombit, në cilësinë e qytetarit të parë të Komunës së Klinës, kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju përshëndes dhe t’ju uroj këtë festë të madhe të shkollës shqipe, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Kur përkujtojmë këtë ditë të veçantë për arsimin shqip, ngjallim nderimin dhe respektin për të gjithë ata pishtarë të dijes dhe të diturisë, të cilët që nga kohërat e hershme hapen shkollat shqipe dhe me punën e tyre sublime ruajtën frymën kombëtare të arsimit shqip në Kosovë. Rruga historike e kësaj shkolle është rrugë e sakrificës së madhe të të gjithë pishtarëve të kësaj shkolle, shumë prej tyre edhe kanë rënë në rrugën e shkronjave shqipe, duke e ngritur nga një altar në shërbim të popullit dhe të atdheut, me punën e tyre sublime ruajtën frymën kombëtare të arsimit shqip. Tash në Kosovën e lirë dhe të pavarur arsimi po jep kontribut të çmueshëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Gjendja në arsim çdo ditë e më tepër po ecën drejt prosperitetit dhe avancimit. Edhe ne si Qeveri Komunale do të angazhohemi dhe arsimit do t’i japim prioritet të merituar për përmirësimin edhe të mëtutjeshme pozitës së kësaj kategorie, me synimin që arsimit gjithsesi do t’i kthehet dinjiteti dhe autoriteti që duhet ta ketë. Kjo edhe është e domosdoshme për rolin që ka arsimtari në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Prandaj, mësimdhënës të nderuar, duke ju uruar edhe një herë 7 Marsin, Ditën Tuaj, Ditën e gjithë neve, suksese në misionin tuaj të shenjtë, ju uroj këtë ditë të shënuar,

GËZUAR!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …