Komuna Klinë

Komuna e Klinës së shpejti me projektin “Zhvillimi i platformës për brendimin e komunës”

Nënkryetari i komunës së Klinës, z. Enver Berisha ka zhvilluar takimi me përfaqësues të Qendrës Kosovare për Hulumtime Urbane, PRO-Planning. Qëllimi i këtij takimi ka qenë projekti që do të zhvillohet në komunën e Klinës, “Zhvillimi i platformës për brendimin e komunës”,  procesi i ndërtimit të identitetit të komunës në mënyra gjithëpërfshirëse duke përfshirë në proces të gjitha grupet etnike shoqërore.

Menaxherja e këtij projekti, znj. Rudina Qerimi, ka thënë se projekti synon të krijoj një markë autentike që do të pasqyroj shumëllojshmërinë e vlerave kulturore të banorëve lokal.

Projekti është financuar nga USAID përmes CDF-së dhe do të zbatohet nga Qendra Kosovare për Hulumtime Urbane, PRO-Planning.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …