Brickos

Komuna e Malishevës dhe Hidroregjioni Jugor biseduan për vazhdimin e projekteve për ujësjellës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur, në një takim pune, drejtorin ekzekutiv të Hidroregjionit Jugor, Besim Baraliu, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e projekteve ekzistuese për ndërtimin e ujësjellësve, në Komunën e Malishevës. Aktualisht në Malishevë, është duke u punuar në ndërtimin e ujësjellësit për 12 fshatra.

Begaj dhe Baraliu, janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi mes komunës dhe kompanisë regjionale të ujërave, në ndërtimin e ujësjellësve për fshatrat, të cilat kanë problem në furnizimin me ujë për pije.

Komuna e Malishevës dhe kompania, së bashku edhe me donatorët zviceran (CDI), janë duke e ndërtuar këtë ujësjellës, ndërsa të dy palët u pajtuan edhe për eliminimin e problemeve që dalin, gjatë implementimit të këtyre projekteve madhore dhe jetike për banorët e këtyre fshatrave.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …