Përkujtohet masakra e Izbicës

Në përkujtim të 19-vjetorit të masakrës së Izbicës, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryesuesen e kuvendit komunal, Fatbardha Haliti, drejtorë komunal, zëvendësministrin për punë dhe mirëqenie sociale, Abdyl Imeri dhe asamblistë, bënë homazhe pranë lapidarit të varrezave në Izbicë si dhe vendosën nga një lule për secilin varr. Po ashtu, Kryetari Jashari, për të bërë homazhe pranë lapidarit të varrezave i shoqëroi edhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, si dhe këshilltarin e kryeministrit, Jahja Lluka. Në përkujtim të kësaj masakre, u mbajt edhe një manifestim përkujtimor.

Në këtë manifestim, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti edhe, Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Po ashtu teatri i qytetit kishte përgatitur disa monologje të cilat i shfaqen gjatë këtij manifestimi përkujtimor.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …