leoni

Komuna e Malishevës shpall konkurs për poezi “FLAKA E JANARIT”

Në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të ngjarjeve të janarit 1990, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Malishevës shpall konkursin letrar  për poezi “Flaka e Janarit”, dhe i fton të gjithë krijuesit letrar nga të gjitha trevat shqiptare që të konkurrojnë me poezit e tyre.

Kushtet për pjesëmarrje

Tematika është e lirë.

Poetët duhet të konkurrojnë me emër dhe mbiemër dhe me vetëm  me një poezi.

Poetët që konkurrojnë në këtë konkurs duhet të jenë prezentë në orën letrare, sepse vlerësimi I poezive të tyre do të bëhet gjatë orës letrare nga Juria Profesionale.

Do të vlerësohen vetëm poezitë e pjesëmarrësve në orën letrare.

Poezit duhet të jenë të shkruara në Word dhe të dërgohen vetëm në e-mailin zyrtarë të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport që është: [email protected]

Në këtë orë letrare do të ndahen tri çmime

– Çmimi i Parë 150 euro

– Çmimi i Dytë 100 euro

– Çmimi i Tretë 50 euro

Konkursi është i hapur nga data 14 janar 2025 deri më datën 27 janar 2025 në orën 16.00, ndërsa ora letrare do të mbahet me 29 janar 2025 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport

Fitim SHALA

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …