Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komunës së Rahovecit dhe Organizata “Qatar Charity” në kuadër të marrëveshjes së arriturë më datë 10.01.2025, do të implementojnë projekte në sektorin e bujqësisë konkretisht: montimin e serrave bujqësore për kultivim me sipërfaqe 96m2 dhe sistem të ujitjes.
Marrja e aplikacioneve si dhe dorzimi i dokumenteve bëhet në Zyrën e Drejtorise për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit, prej datës 13.01.2025 deri me datën 27.01.2025 nga ora 09:00-15:00h.
Këto grante janë të destinuara për familjet me kushte të dobëta ekonomike.