Komuna e Pejës e konsideron të padrejtë ndarjen e buxhetit të vitit 2024 nga Qeveria e Kosovës, mbi baza partiake

Komuna e Pejës e konsideron të padrejtë ndarjen e buxhetit të vitit 2024 nga Qeveria e Kosovës, mbi baza partiake

Komuna e Pejës  e konsideron të padrejtë ndarjen e buxhetit të vitit 2024 të paraparë nga Qeveria e Kosovës me arsyetimin se ndarja buxhetore po bëhet në baza partiake. Ndërsa, në krahasim me ndarjen e buxhetit të viteve të kaluara kjo komunë ka përfituar shuma më të mëdha, se sa tash në udhëheqje të nivelit qendror Lëvizjen Vetëvendosje. Drejtori për Buxhet dhe Financa  në Pejë, Jeton Abazaj në një intervistë për KosovaPress, thekson se ndarja e buxhetit në krahasim me komuna të tjera, për Pejën është vetëm një shumë simbolike dhe jo e mjaftueshme. Ai thotë se ndarja e buxhetit për komuna duhej të ishte shpërndarë në mënyrë proporcionalë. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak se Peja si komunë nuk qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje dhe për këtë arsyeje i është ndarë buxhet më pak. Drejtori për Financa, Abazaj shtoi se Pejës i janë të premtuara dy projekte të reja në vlerë prej 400, 000 mijë euro, ndërsa projektet e tjera janë të ripërsëritura. Sipas Abazit, ato nuk llogariten projekte të reja dhe se për vitin 2024, duhet të kishte më shumë buxhet për këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …