Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës përkujton 100-vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, dhe krijimin e Jugosllavisë së Versajës (!)

Lajmi i publikuar nga Komuna e Prishtinës se me disa aktivitete do të përkujtohet mbarimi i Luftës së Parë Botërore, nxit jo vetëm dilema e huti, por edhe vë në pikëpyetje tërë  historinë kombëtare të Shqiptarëve.

Si mund të festohet një përvjetor,  i  cili në nëntor të vitit 1918, legjitimoi copëtimin e trojeve të Shqipërisë dhe popullit shqiptar i kushtoi me 400 mijë të vrarë e të masakruar. Ky përvjetor sjellë në kujtesë krijimin e Jugosllavisë së Versajës, e cila i shkëputi Shqipërisë, Kosovën, Sanxhakun, Iliridën, Çamërinë dhe trojet e tjera historike.

Përkujtimi i këtij 100-vjetori është  mohim i historisë kombëtare dhe fyerje e gjakut të 400.000 shqiptarëve, të vrarë të masakruar dhe të dëbuar dhunshëm për në Turqi.

Komuna e Prishtinës, apo zyrtarë të caktuar të kësaj komune  mbase kanë nostalgji për krijimin e Jugosllavisë së Versajës, të para 100 viteve,  por nëse vazhdohet me këtë logjikë duhet të përkujtohet edhe Jugosllavia e AVNOJ-it, edhe ditëlindja e Nikolla Pashiqit, Josip Broz Titos e pse jo edhe e kriminelëve të tjerë…

 Do të duhej të ishte detyrë e Ministrisë së Arsimit, nëse kjo ministri ka fare dijeni për  këtë aktivitet, të kërkojë nga arsimtarët që në orën e parë të mësimit të njoftohen nxënësit me tragjedinë e kombit shqiptar të para 100 viteve,  me vendimin që ishte marrë për  copëtimin e trojeve shqiptare, të cilat edhe sot pas 100 viteve kanë ngelur të ndarë në gjashtë shtete. 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …