Komuna e Rahovecit dhe JICA Japoneze dakordohen për bashkëpunim

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Bjondina Ramaj, zyrtare e lartë për mbrojtje të mjedisit, kanë pritur në takim, Hiroshi Fjita zyrtar i Organizatës Qeveritare JICA Japoneze. Gjatë takimit të mbajtur sot me zyrtar të Organizatës Qeveritare të JICA-së Japoneze, Përparim Krasniqi fillimisht i ka falënderuar zyrtarët për mbështetjen e dhënë, duke thënë se end kemi nevojë për përkrahje nga zyrtar siç jeni ju  në ndihmë teknike dhe me ekspert në fusha të ndryshme, andaj ne jemi të interesuar që të rrisim bashkëpunimin me ju edhe në të ardhmen. Ndërsa, Hiroshi Fjita, zyrtar i JICA-s Japoneze, është shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë me zyrtarët e Komunës së Rahovecit dhe se gjatë vitit 2019, do të vijnë 4 ose 5 zyrtar  ekspert nga  Japonia të fushave të ndryshme që do të ndihmojnë komunën e Rahovecit në sektor të ndryshëm. Në takim u bisedua që  JICA,  Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, njësia operativenë Rahovec, do ti ofroj përkrahje me pajisje teknike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …