leoni

Kryetari Latifi vizitoi fermerin Selami Haxhimustafa nga Rahoveci

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe stafi i tij qeverisës, kanë vizituar fermerin Selami Haxhimustafa nga Rahoveci, i cili merret me prodhimin e dredhëzave. Duke folur për punën e tij fermeri Haxhimustafa ka thënë: Ishte dëshira ime që vjeljen e parë, para se të dalin në treg dredhëzat, t’ju kem mysafir në shtëpinë time, juve dhe stafin tuaj. Ai ka thënë se besoj se ky vite, do të jetë vit i mbarë për të gjithë ata që merren me bujqësi. Ndërsa, Kryetari Latifi fillimisht e ka uruar për punën dhe angazhimin e tij në zhvillimin e bujqësisë. Gjithashtu Kryetari i ka premtuar fermerit Haxhimustafa se në të ardhmen, do të ketë përkrahje nga institucionet e qeverisë lokale duke thënë se fermer si ju, e bëjnë krenar gjithë Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …