Zyrtarja e lartë e USAID-it viziton projektin e E-Kioskut në Pozheran

Ana Luisa Pinto, zyrtare e lartë e USAID-it amerikan, zyra qendrore në Washington, në vazhdën e vizitave që po i bënë projekteve të realizuara nga USAID-i në Kosovë, ka qëndruar edhe në Pozheran të komunës së Vitisë. Ajo e shoqëruar edhe nga Drejtori i Programit të USAID-it për të Drejtat Pronësore Brian Kemple, është pritur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, me ç’rast kanë vizituar E-Kioskun e vendosur në Pozheran.  Ky shërbim elektronik i cili është në dispozicion për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës,  është financuar nga USAD-i amerikan në kuadër të Programit për të Drejtat Pronësore. Dokumentet mund të tërhiqen nga aty në çdo kohë. Certifikatat e pronës mund të tërhiqen vetëm nga banorët vitias kurse dokumentet e gjendjes civile mund të tërhiqen nga të gjithë shtetasit Kosovar me letërnjoftim të vlefshëm të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …