Komuna e Rahovecit fituese e çmimit për respektimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve zyrtare

Zyra e Komisionerit për Gjuhë, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, kanë organizuar edicionin e tretë të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve, për respektim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për respektim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, çmimet e vitit 2021 iu janë dhënë komunave, institucioneve dhe agjencive qeveritare që kanë promovuar dhe respektuar më së miri Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Çmimet janë dorëzuar nga shefi i zyrës Komisioneri për Gjuhë Slaviša Mladenović, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, Ambasadorja e Ambasadës së Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck. Institucionet fituese janë përzgjedhur në bazë të performancës së tyre në vitin 2021, vlerësuar sipas gjetjeve të monitorimit të përbashkët nga Zyra e Komisionerit për Gjuhë dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë. Fituesit e çmimit të ndarë janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Komuna e Rahovecit, Komuna e Prizrenit, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Shtërpcës dhe Komuna e Graçanicës. Çmimin për respektim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve e ka pranuar, Senad Mullaavda përkthyes zyrtar pranë zyrës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …