Brickos

Kryetari Haliti priti në takim klerikët fetar

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare myslimane, katolike dhe ortodokse të kësaj komune. Me këtë rast ai ka falënderuar ata për bashkëpunimin e mirë me komunën e Vitisë në interes të qytetarëve vitias te të gjitha komuniteteve fetare dhe nacionale duke folur edhe për rëndësinë që kanë ata në shoqëri. “Ju jeni një hallkë e rëndësishme në shoqëri, bashkërisht me ju do të jemi në shërbim të qytetarëve pa dallime” u shpreh kryetari Haliti. Ai gjithashtu ju urojë festat e fund vitit komuniteteve në fjalë. Ndërkaq në emër të komuniteteve fetare kanë folur, Husamedin Hoxha, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Dom Jeton Thaçi, përfaqësues i kishës katolike në Viti, dhe Branislav Denic, përfaqësues i Kishës Ortodokse. Klerikët fetar e uruan kryetarin Haliti për mandatin e ri, duke potencuar se ata do të bashkëpunojnë me komunën e Vitisë, në aktivitetet e ndryshme që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe komuniteteve fetare duke ruajtur edhe bashkëpunimin e mirë ndërfetarë në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …