Komuna e Suharekës do të ndryshojë për të mirën e nxënësve dhe studentëve, rregulloren për bursa

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunë dhe për ato që janë në vazhdim e sipër. Nga drejtoria e Arsimit u tha se Rregullorja e re për bursa për nxënës dhe student është në fazën e finalizimit dhe vetëm pritet që të dal para Asamblesë komunale, ndërsa nga drejtoria e Shërbimeve Publike u tha se projektet janë në fazën e përfundimit, kurse sot fillojnë edhe ndërtimet e mureve në fshatrat Vraniq, Duhël dhe Sopijë. Në takim u fol edhe për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit që do të filloj shumë shpejt të realizohet. Kryetari Muharremaj, edhe kësaj radhe ka kërkuar që drejtorët të jenë sa më shumë në teren dhe të merren me punët e tyre të përditshme në mënyrë që çdo gjë të kryhet sipas planifikimit të paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …