Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran nënshkruajnë edhe një marrëveshje të re të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti me bashkëpunëtor kanë pritur në takim një delegacion nga Caritasi Zviceran, në krye me drejtorin e ri Gerhard Schaumberger. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti dhe Drejtori Schaumberger kanë nënshkruar një marrëveshje rreth bashkëfinancimit dhe përforcimit të akterëve të tregut, zinxhirët e vlerës për promovimin e prodhimtarisë bujqësore, përpunimet dhe zvogëlimit të varfërisë në Viti. Para nënshkrimit të këtij dokumenti kryetari Haliti, i ka njoftuar përfaqësuesit e Caritiasit Zviceran mbi mundësit që ka komuna e Vitisë në zhvillimin e të gjithë sektorëve dhe nënsektorëve bujqësore duke përmendur edhe punën që po bënë kjo komunë që të mbështes fuqishëm prodhimtarinë, përpunimin, promovimin dhe shitjen e produkteve bujqësore. Ai potencoi se komuna e Vitisë e vlerëson lartë bashkëpunimin me Caritasin duke u shprehur i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas kryetarit Haliti ky bashkëpunim është në interes të bujqësisë por edhe në zvogëlimin e papunësisë në Viti. Ndërkaq drejtori i Caritasit Zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin, sinqeritetin e Kryetarit Haliti dhe të bashkëpunëtorëve të tij në realizimin e projekteve të përbashkëta. Përndryshe kjo marrëveshje është nënshkruar për një periudhë një vjeçare me mundësi vazhdimi. Kurse edhe më parë Komuna e Vitisë ka pasur bashkëpunim me Caritasin Zviceran i cili është vlerësuar lartë nga bujqit e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …