Komuna e Vitisë dhe komuna e Velika Pisanicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha

Në bazë të Vendimit për themelimin e Bashkëpunimit mes komunave, është nënshkruar në Viti marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellë ndërmjet Komunës së Velika Pisanicës dhe Komunës së Vitisë. Marrëveshja është nënshkruar për zbatimin e Vendimit për vendosjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit, si dhe nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore, kulturore dhe sportive dhe shoqërisë civile. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vlerësuar marrëveshjen si shumë të rëndësishëm, që vendos ura bashkëpunimi në fusha mes të dyja komunave. “Jam shumë i nderuar që sot nënshkruam këtë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin z.Pali, që do të na shërbej si shembull i shkëmbimit të përvojave mes dy komunave. Ky është orientim i progresit në të ardhmen, prandaj edhe e konsideroj me peshë këtë marrëveshje” ka thënë kryetari Haliti. “E rëndësishme është kjo marrëveshje për faktin se në rajonin e kësaj komune, jeton një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të komunës së Vitisë nga nacionaliteti kroat, respektivisht në Bjellovarë dhe Bilogore”, u shpreh kryetari i Velika Pisanicës Fredi Pali. Ai u shpreh mirënjohës për ofrimin e bashkëpunimit me komunën e Vitisë dhe e çmoj lartë arritjen e kësaj marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellët. Në bazë të kësaj marrëveshje, të dyja komunat do të inkurajojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e turizmit, promovimin e ofertës turistike, shkëmbimin e prospektit dhe informacionit dhe organizimin e manifestimeve propagandistike dhe ekspozitave. Në fushën e bujqësisë, bashkëpunimi i ndërsjellë do të nxitet nga shkëmbimi i përvojave dhe arritjeve teknologjike, organizimi i ekspozitave, prezantimi i përbashkët dhe të ngjashme. Bashkëpunimi ekonomik do të zhvillohet veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, tregtisë dhe artizanatit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetarët e të dyja komunave shkëmbyen dhurata e mirënjohje, ndërkohë që udhëheqja komunale e Vitisë u ftua që me 28-30 qershor, të vizitoj komunën e Pisanicës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …