mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
MIT
valamobile
akp deri me 5 maj
kek
Fillimi / Institucionet / Shumë shpejt, sistemi edukativ në Ferizaj do të digjitalizohet

Shumë shpejt, sistemi edukativ në Ferizaj do të digjitalizohet

Pakos së masave të qeverisjes lokale për digjitalizimin e shërbimeve të administratës dhe sistemeve interne zyrtare, pas themelimit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, po i shtohet edhe një projekt i ri, i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës, mbështetur nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Në takimin e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu i cili shoqërohej nga zv.ministri i Financave, Mustafa Grainca dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Selim Marevci, me ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj u diskutua për funksionalizimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, objekti i së cilës është në përfundim e sipër si dhe të gjitha kushtet tjera të parapara me marrëveshjen për themelimin e kësaj qendre. E veçantë në këtë takim, ishte edhe mbështetja që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dha për Ferizajn për projektin e digjitalizimit të shërbimeve komunale, me theks të veçantë atë të sistemit të edukimit, që do të realizohet për herë të parë në vendin tonë, gatishmërinë për të cilën e konfirmoi vet ministri Beqaj. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se me këtë projekt por edhe projektet tjera që po zbatohen në dobi të digjitalizimit të shërbimeve në kuadër të administratës komunale, Ferizaj përfundimisht po mbyll ciklin e investimeve bazike në lehtësimin e shërbimeve për qytetarët, duke krijuar model shërbimesh në gjithë vendin. Ai, tutje tha se edhe funksionalizimi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj është vlerë e shtuar në këtë drejtim, duke i dhënë mundësinë të rinjve të prezantojnë idetë dhe vizionin e tyre. Digjitalizimi i shërbimeve paraqet hapin vendimtar dhe kapitullin e ri në funksion të transparencës, për të cilën qeverisja lokale ka objektiva të qarta në kuadër të platformës qeverisëse, jetësim i së cilës po bëhet përmes projekteve të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit vazhdon aktivitetet për shënimin e 22 Prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës

Në prani të kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifit, nënkryetarit Fatmir Iska, drejtor të ...