Komuna e Vitisë mbanë diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal 2019 me bizneset vitiase

Komuna e Vitisë ka vazhduar me diskutimet publike për planifikimin e buxhetin komunal për vitet 2019-2021 dhe atë kësaj radhe me përfaqësues të bizneseve të cilat veprojnë në Viti. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i ka njoftuar ata mbi buxhetin e paraparë të kësaj komune për vitin 2019. Ata theksuan se Komuna e Vitisë po bënë përpjekje të madhe për zhvillimin e kësaj komune dhe atë përmes projekteve të ndryshme të cilat janë në interes të gjithë qytetarëve por edhe të bizneseve. Zv. Kryetari Aliu dhe Drejtori Rama po ashtu theksuan se kjo komunë në bashkëpunim me nivelin qendror po punon në krijimin e zonës ekonomike e cila do të mundësoj bizneseve zhvillimin e tyre me të lehtë dhe me kosto më të ultë. Përndryshe gjatë këtij takimi përfaqësuesit e bizneseve përveç që patën mundësinë të njihen me buxhetin komunal për vitin në vijim ata patën edhe mundësinë të parashtrojnë kërkesat e tyre për investime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …