Komuna e Vitisë me aktivitete të pastrimit shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

Në qytetin e Vitisë, për nder të 5 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit është mbajtur një aktivitet i pastrimit, ku dhe janë larguar edhe 5 deponi ilegale të mbeturinave në komunën e Vitisë. Këtij aktiviteti të pastrimit i ka paraprirë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të cilët ju kanë bashkangjitur edhe qytetarë, nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të mesme, përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare dhe të kompanisë së Eco-Higjiena. Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit tha se kjo komunë në vazhdimësi gjatë këtij viti ka zhvilluar aktivitetet të ndryshme të pastrimit duke potencuar se gjatë ditës janë paraparë të pastrohen disa hapësira por edhe të largohen 5 deponi ilegale të mbeturinave. Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ky vit është shpallur vit i ambientit në Viti si dhe vit i mbrojtjes së pyjeve. Ai falënderoj të gjithë ata që po i përkrahin aktivitetet të pastrimit duke potencuar se Vitia po merr një pamje të qyteteve Evropiane. “ Masiviteti i pjesëmarrjes në këtë aktivitet po e tregon seriozitetin dhe përgjegjshmërinë mbi mjedisin dhe ambientin në komunën e Vitisë, mund të themi se Vitia është Komuna me ambientale në Kosovë. Këtë gjë nuk po e them unë por këtë gjë e thonë gjithë dikasteret dhe performanca që na ka ranguar me ambientin më të mirë”, u shpreh kryetari Haliti. Përndryshe Komuna e Vitisë gjatë këtij viti ka zhvilluar aktivitete të shumta të pastrimit dhe largimit të deponimeve ilegale të mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …