Komuna e Vitisë përfiton 3007 kontejnerë për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Halit, ka vizituar sot Njësinë për menaxhimin e mbeturinave “Eco-Higjiena” në Viti, për të parë nga afër kontejnerët që ka përfituar kjo komunë, në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman. Me këtë rast, bëhet me dije se kjo komunë ka përfituar gjithsej 3007 kontejnerë, prej tyre 50 kontejnerë të plastikës dhe 50 të metalit me kapacitet prej 1.1 ton, kurse pjesa e mbetur janë me kapacitet 120 litërsh. Kryetari Haliti, potencoi se komuna e Vitisë, deri më tani ka pranuar mbi 6000 kontejnerë, nga granti i performancës për mjedis të pastër. Ai, tha se me këtë pritet të ofrohen shërbime sa më të mira, për grumbullimin e mbeturinave për banorët e Vitisë, dhe ka folur edhe për angazhimin e komunës së Vitisë në mbrojte të mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …