Komuna e Vitisë përfituese e grantit të performancës

Komuna e Vitisë është përzgjedhur përfituese e grantit të performancës komunale, në vlerë prej 364.818.39 euro, si rezultat i punëve dhe projekteve që janë realizuar. Kjo gjë u bë me dije përmes një shkrese që ka pranuar kryetari i komunës Sokol Haliti, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Me këtë rast, kryetari Haliti, tha se kjo komunë do të bëjë përpjekje edhe më të mëdha që t’i ofrojë qytetarëve vitias, shërbime sa më të mira komunale. Sipas kësaj shkrese, komisioni i grantit për performancë ka vlerësuar se komuna e Vitisë, ka përmbushur kriteret e nevojshme për të qenë përfituese nga ky grant, i cili mundë të shfrytëzohet për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …