Komuna e Vitisë përfundoj me sukses vizitat sistematike shëndetësore për mbi 1700 nxënës

1713 nxënës vitias janë kontrolluar në aspektin shëndetësor nga ekipët mjekësore të QKMF-së së Vitisë. Konkretisht Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili ka njoftuar se kanë përfunduar vizitat sistematike nxënësve nëpër shkollat e kësaj komune. “Pas një pune intensive pesë javore, kanë përfunduar vizitat sistematike të nxënësve nëpër shkollat e Komunës së Vitisë. Gjatë kësaj kohe është bërë vlerësimi i parametrave të përcaktuar më parë për 1713 nxënës të Komunës së Vitisë, konkretisht të të gjitha shkollave fillore, ku janë vizituar nxënësit e klasëve të para, të pesta dhe të nënta” u shpreh Dr. Kadolli-Halili. Ajo falënderoj Drejtorinë Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, të cilët sipas saj ishin korrekt dhe kanë lehtësuar punën e ekipës mjekësore. Një falënderim ajo pati edhe për ekipën mjekësore të Vitisë për punën e tyre profesionale duke shtuar se ata kanë arritur që brenda kohës së planifikuar të përfundojnë me sukses vizitat nëpër shkolla dhea të në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …