Komuna e Vitisë shënon Epopenë e UÇK-së me aktivitete të ndryshme

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së përfaqësuesit e komunës së Vitisë, Policisë, FSK-së, partive politike, familjeve të dëshmorëve organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe të tjerë, kanë vënë kurora me lule dhe kanë nderuar dëshmorët e lirisë në varrezat e dëshmorëve në Viti. Por fillimisht është mbajtur një seancë solemne kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme historike, ku nga një fjalë rasti e kanë mbajtur kryesuesi i kuvendit komunal së Vitisë, Bekim Azizi, kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Bekim Azizi, kryesues i kuvendit komunal të Vitisë, foli mbi rëndësinë e kësaj date duke përmendur rezistencën e familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Ai th se në këtë përvjetor po rikthehen në kohë, konkretisht duke përkujtuar në fillimin e marsit të vitit 1998 të rezistencës së familjes Jashari dhe të shkuarjes së tyre në altarin e lirisë. Kurse kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se në Ditët e Epopesë së UÇK-së, me krenari kujtohet sakrifica e madhe e Jasharëve legjendarë. Ai shtoj se kjo Epope, mori përmasat e ngjarjeve të krijimit të botës së re dhe të ndërrimit të epokës së robërisë nga epoka e lirisë. Përndryshe për Epopenë e UÇK-së ka folur edhe Abdyl Bajrami, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Viti. Gjithashtu nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj komune dhe të Klubit të motoristëve Veteranë të ZON të UÇK-së të dielën do të bëhet një shtegtim me motorë në relacionin Viti – Prekaz – Viti.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …