Komuna e Vitisë vazhdon aksionet e pastrimit, ju bashkëngjitet edhe kryetari Haliti

Në territorin e Komunës së Vitisë po vazhdojnë aksionet mjedisore. Gjatë këtij muaji, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune janë zhvilluar aksione të shumta mjedisore, me pjesëmarrje të gjerë të institucioneve dhe të qytetarëve.

Sot, kryetari Haliti ka vizituar aksionin e pastrimit në fshatin Vërban të Vitisë, i cili po kryesohet nga drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Arton Musliu. Në këtë aktivitet po marrin pjesë nxënës, mësimdhënës, përfaqësues të fshatit, kompanisë Eco-Higjena, si dhe punëtorë për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Gjatë këtij aksioni kryetari Haliti i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë aksion, duke u bërë njëkohësisht thirrje edhe qytetarëve të lokaliteteve të tjera që të organizojnë dhe të marrin pjesë në aksione të pastrimit, si dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit, duke theksuar se kjo është në interes të drejtpërdrejtë të shëndetit publik.

Përndryshe kryetari Haliti, e ka shpallur këtë vit si vit të mbrojtjes së mjedisit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në ruajtjen e hapësirave publike.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …