Edhe Kosova i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës dhe shtypjes në Bjellorusi

Komunat e Kosovës kanë përmbushur 67 përqind të obligimeve që dalin nga MSA, por jo edhe niveli nacional

Komunat e Kosovës kanë përmbushur 67 përqind të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, por jo edhe niveli nacional, ku deri më tash është përmbushur vetëm 12 përqind. Kështu u tha në prezantimin e raporti “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”, të realizuar instituti GAP, ku fajtor për nivel qendror u tha se është opozita që nuk po kontribuon në miratimin e ligjeve, ndërsa për nivel lokal i cili është i çakorduar, u tha se janë kapacitetet e pamjaftueshëm njerëzore dhe buxhetore. Kryetarja e komisionit parlamentar për integrime evropiane, Blerta Deliu tha se MSA është kontrata më serioze në mes BE-së dhe Kosovës. “Ne jemi në një fazë tejet të rëndësishme dhe sfiduese, e dini që kohëve të fundit Kuvendi është duke u përballë me një situatë jo shumë të mirë për shkak të pamundësisë që të miratohen ligjet për shkak të bllokadës nga ana e opozitës, e cila në një farë forme po jep sinjale jo të mira, jo vetëm në procesin e liberalizimit të vizave por edhe në zbatimin e MSA-së sepse më të drejt u përmenden një mori ligjesh të cilat ne duhet t’i përfundojnë si Kuvend për të përmbyllur këttë proces dhe për të shënuar rezultate konkrete“, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …