Brickos

Konferenca shkencore në Tiranë, trajton lidhjet emarrëdhëniet mes Shqipërisë e Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre

Konferenca shkencore në Tiranë, trajton lidhjet emarrëdhëniet mes Shqipërisë e Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre

Po i zhvillon punimet ë Tiranë, një konferencë shkencore, e cila i trajton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre. Përkimi i konferencës me situatën është rastësi, por ambasadori i tanishëm, Alastair King Smith deri sa ka folur  për marrëdhënie mes qeverive e popujve, ka deklaruar: “Jam shumë i zhgënjyer nga raportimet negative të kohëve të fundit në mediat e Mbretërisë së Bashkuar, dhe dua të parashtroj pozicionin e qeverisë së Mbretërisë së bashkuar në lidhje me Shqipërinë. Dua të theksoj se ne e vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në Britani. Shumica janë atje ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike. Ata meritojnë respekt si çdo minoritet e komunitet dhe kanë të njëjtën mbrojtje nga abuzimi e gjuha e urrejtjes”, është shprehur King Smith. Ne duam të frymëzojmë të rinjtë për të ardhmen dhe të krijojmë partneritete të gjata me ndikim pozitiv. Duhet të investojmë më shumë dhe të ndihmojmë komunitetet që të jenë të stabilizuar këtu”. Diplomati u kërkoi historianëve të jenë të drejtpërdrejtë dhe sfidues ndaj tij dhe qeverisë britanike edhe për kërkesat që mund të kenë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …