Covid

Konfirmohen 562 raste të reja me virusin korona, shërohen 78 pacientë dhe shënohen dy raste të vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës. Deri më sot 170.852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5.272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 78 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.843. Në total numri i rasteve aktive është 2.640.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …