Konfirmohet bashkëpunimi i Komunës së Kaçanikut dhe Shoqatës “Handikos” edhe për vitin 2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës ,,Handikos” në Kaçanik, të udhëhequr nga koordinatorja Elmihane Malsiu.

Kryetari Ilazi përgëzoi Shoqatën Handikos për angazhimin dhe punën vullnetare, në ngritjen e vetëdijes në opinion për integrimin e personave me nevoja të veçanta në shoqëri. Kryetari Ilaiz më tutje shtoi se edhe Komuna e Kaçanikut është përpjekur vazhdimisht që të krijoj lehtësira në qasje, ndërsa përmendi mbështetjen financiare dhënë kësaj shoqate, duke shtuar se një përkrahje e tillë nuk do të mungoj edhe në vitin 2018. Përfaqësuesit e Handikos-it në Kaçanik, fillimisht i uruan Kryetarit Ilazi për rizgjedhjen si Kryetar Komune, ndërsa e falënderuan atë për bashkëpunim dhe përkrahje të aktiviteteve të tyre. Ata kërkuan mbështetje të mëtejme, duke shtuar se sfidë e personave me nevoja të veçanta mbetet edhe punësimi i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …