Duke folur për ndërmarrjen e Kongresit Amerikan, i cili i ka bërë thirrje Qeverisë për ta përgatitur Kosovën drejt përfshirjes në programin Partneritet për Paqe të NATO-s, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë ta shohin vendin tonë sa më shpejtë pjesë të aleancës së Atlantikut Verior. Po ashtu është një tjetër provë e miqësisë së përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi me këtë veprim dēshmojnë sërish se janë aleatë në të cilët mund të llogarisim gjithmonë për mbështetje, është shprehur mes tjerash kryekuvendari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …