Amnesty International

Hulumtimi “Amnesty International” përgënjeshtron burokratë dhe politikanë të vendeve anekënd botës

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Amnesty International” ka realizuar një hulumtim i cili ka përgënjeshtruar burokratë dhe politikanë të vendeve anekënd botës. “Amnesty International” ka realizuar një anketë në të cilën janë përfshirë 27 mijë qytetar nga 27 vende të botës pët të vlerësuar gatishmërinë e tyre për të ndihmuar refugjatët. 80 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se ata duan që të ju ndihmojnë refugjatëve dhe se nuk e kanë aspak problem nëse në lagjet e tyre strehohen refugjatë por se do t’i mirëprisnin ata. Duke komentuar këto të dhëna, zëvendësdrejtori i organizatës Amnesty International për Fushata Globale, Marek Marczynski ka theksuar se ky hulumtim dëshmon se kur politikanët deklarojnë se qytetarët e vendeve të tyre nuk duan më refugjatë, ata shtrembërojnë realitetin dhe nuk e thojnë të vërtetën. Si e dinë politikanët kur thojnë se qytetarët nuk i duan refugjatët? Ndryshe nga ata, ne e dimë sepse ne i kemi pyetur qytetarët. Kështu që para se të na tregojnë neve se çka duan qytetarët, politikanët duhet t’i pyesin ata se çka mendojnë për refugjatët, ka theksuar zëvendësdrejtori i organizatës Amnesty International për Fushata Globale, Marek Marczynski.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …