Xhavit Haliti: Driton Selmanajn ta njohë opinioni si politikan të besueshëm për opinionin, për vlerësimet politike, jo si opinionist i paguar

Konkurrenca bëhet me programe politike, jo me krahë të luftës dhe të paqes

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur kundër përpjekjes së ndarjes së koalicioneve parazgjedhore në krahë të luftës dhe të paqes. Në një intervistë për “Epokën e re”, Haliti ka thënë se partitë politike nuk duhet të lëshohen në këso shprehje, por duhet të konkurrojnë nëpërmjet programeve politike të cilat ua ofrojnë qytetarëve të Kosovës. Ai është shprehur i bindur në fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma në zgjedhjet e 11 qershorit, duke pohuar se sukseset qeverisëse të këtij koalicioni do të jenë shumë më të mëdha sesa mendohet. “Askund në botë nuk ofendohen ata që e kanë çliruar vendin në përmasa të tilla. Kosova ka fituar lirinë përmes çlirimtarëve e jo përmes atyre që nuk kanë luftuar. Qeveria e ardhshme e koalicionit PDK-AAK-Nisma do të jetë qeveri tepër e fuqishme, tepër e përgjegjshme dhe do të jetë në nivel të detyrës”, ka thënë Haliti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …